About

Project Synopsis

Project Objectives

The main goals of the project are:

  • Improving the quality, sustainability and efficiency of statistical data production as produced by INSTAT and other official statistics producers in Albania.
  • Strengthening college book review writingthe institutional capacities of INSTAT and further paperhelp legal aligning the statistics produced in Albania with the EU acquis in statistics. The specific purpose of this project is to strengthen the capacity of INSTAT in the three main selected domains: 1) Corporate statistical business processes, especially in the fields of Agricultural and Labour Force statistics; 2) Corporate ICT infrastructure; with inclusion centralized Data Warehouse(s); 3) Communication function and statistical coordination role of INSTAT with focus on dissemination, and quality management.

MBI PROJEKTIN

Projekti IPA 2013 “Mbështetje për zhvillimin e Sistemit Statistikor në Shqipëri” ka si qëllim kryesor të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes dhe përgjegjshmërisë nëpërmjet politikave socio-ekonomike shqiptare, me një qasje më të mirë në statistika cilësore të përafruara me legjislacionin Evropian. Përfituesi i projektit është Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT).
Qëllimi i projektit është të rrisë kapacitetet institucionale në Sistemin Statistikor Shqiptar dhe vecanërisht në INSTAT per riorganizimin e proceseve statistikore dhe zhvillimin e një arkitekture të ri-dizajnuar IT bazuar në konceptin e data Warehouse, duke mundësuar prodhim, analizë dhe shpërndarje efikase dhe efektive të statistikave zyrtare që plotësojnë kërkesat e legjislacionit të BE-së në statistika dhe ndjekjen e praktikave më të mira të zbatuara në Sistemin e Statistikave Evropiane.

Autoriteti kontraktues është Drejtoria e Përgjithshme e Financimit dhe Kontraktimit (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Shqipërisë.
Projekti ka nisur në Qershor 2016 dhe përfundon në Qershor 2018.
Projekti implementohet nga konsorciumi i drejtuar nga ASCENTA IT SERVICES SRL në bashkepunim me IN2 Zagreb

Komponenti 1 – Ristrukturimi dhe përmirësimi i proceseve të statistikave të biznesit dhe rritja e kapaciteteve në prodhimin dhe përdorimin e statistikave bujqësore dhe të fuqisë punëtore

Secili prej komponenteve perbehet nga kater sub-komponente dhe secili prej tyre perfshin detyra, aktivitete dhe sub-aktivitete.

1a. Rikrijimi dhe përmirësimi i proceseve te stastikave te biznesit

Rezultati i synuar është përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të veprimeve të INSTAT-it dhe në të njëjtën kohë përgatitja e Institutit për ngritjen e data warehouse dhe për futjen e teknologjive dhe metodologjive të reja të informacionit.

1b. Rritja e kapaciteteve institucionale në prodhimin e statistikave bujqësore

Objektivi kryesor është të ndihmojë INSTAT-in në stabilizimin e situatës në lidhje me statistikat e Bujqësisë në vend dhe në krijimin e një sërë statistikash bujqësore, në përputhje me kërkesat evropiane, në programet e saj të punës.

1c. Rritja e kapaciteteve institucionale në prodhimin dhe përdorimin e statistikave të Punësimit

Objektivi kryesor i këtij komponenti është përmirësimi i kapaciteteve kombëtare në analizat e avancuara statistikore të zhvillimit të tregut të punës, veçanërisht në lidhje me rregullimet sezonale, llogaritjen e indekseve të kostos së punës në baza tremujore, modelimin ekonometrik dhe krijimin e tabelave të pajtimit si input për llogaritë kombëtare.

Komponenti 2 – Zhvillimi dhe testimi i sistemit të infrastrukturës së Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit (ICT) nëpërmjet ndërtimit të sistemit qendror Data Warehouse

Secili prej komponentëve përbëhet nga katër sub-komponente dhe secili prej tyre përfshin detyra, aktivitetedhe sub-aktivitete.

1. Trajnime me tematika teknike në lidhje me infrastrukturat e integruara IT për statistikat
2. Hartmi i një projekti teknik dhe një infrastrukture IT në rang korporate, ëe integruar, për INSTAT, duke perfshirë specifikime teknike per data warehouse(s).
3. Hartimi i nje plani të detajuar per zhvillimin dhe implementimin e sistemeve, programeve dhe mjeteve të tjera ndihmëse softuerike
4. Zhvillimi i sistemeve për një ambjent klient/server
5. Testimi i sistemeve të zhvilluara nëpërmjet implementimeve pilot per statistikat e zgjedhura, duke perfshirë edhe kryerjen e trajnimeve
6. Përcaktimi i procedurave të perditesimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastruktures teknike IT me kalimin e kohës

Objektivi kryesor i këtij komponenti është zhvillimi dhe testimi i sistemeve për përmiresimin e infrastrukturës së Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit (ICT) bazuar në konceptin e sistemit qendror Data Warehouse të aftë për të lehtësuar përpunimin dhe shpërndarjen më efikase dhe efektive të statistikave të cilësisë së lartë, të zhvilluara dhe të testuara.

KOMPONENTI 3 – Përmirësimi i funksioneve komunikuese dhe rolit koordinues të INSTAT me fokus në shpërndarjen dhe menaxhimin e cilësisë së informacionit.

Secili prej komponentëve përbëhet nga katër sub-komponentë dhe secili prej tyre përfshin detyra, aktivitete dhe sub-aktivitete.

1. Mbështetje për INSTAT në forcimin e pozitave në Sistemin Statistikor Shqiptar
2. Forcimi i Kapaciteteve Institucionale në komunikimet e jashtme dhe të brendshme
3. Zbatimi i praktikave të konsoliduara për menaxhimin e të dhënave
4. Asistitimi i INSTAT në krijimin dhe implementimin e menaxhimit tëcilësisë.

Objektivi kryesor i këtij komponenti është mbështetje e INSTAT në forcimin e pozitave në Sistemin Statistikor Shqiptar duke perfshirë angazhimin me prodhues të tjerë statistikash dhe përdorues nëpërmjet:

– Kapaciteteve, aftësive dhe strukturave të modernizuara për hapjen dhe paraqitjen e informacionit statistikor bazuar në një publikim modern dhe
– praktika të shëndosha, procedura dhe sisteme për menaxhimin e të dhënave tëzhvilluara e implementuara në INSTAT
– mbulim i të gjitha fazave në proceset statistikore dhe lehtësimi i shkëmbimeve dhe komunikimeve të brendshme dhe të jashtme të të dhënave, duke përfshirë edhe koordinimin.

INSTAT Web-Site